Thaçi përmbylli vizitën në Maltë, konfirmohet bashkëpunimi i mirë

6 Dhjetor 2016 - 15:14      

Maltë, Valeta, 6 dhjetor – Në ditën e dytë të vizitës në Maltë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një takim tet-a-tet me presidenten e këtij vendi, Marie Louise Coleiro Preca, si dhe ka mbjellë një pemë në kopshtin e Pallatit Presidencial, “San Anton”, para se të përmbyllë vizitën me parakalim para Gardës së Nderit.

Në takimin në mes dy krerëve të shteteve, presidentja Coleiro Preca i ka prezantuar presidentit Thaçi pullën postare me fotografi nga vizita në Maltë, si dhe letrën e parë të dërguar me këtë pullë postare në adresë të presidentit Thaçi, transmeton Koha.net.

Në takim, gjithashtu u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy shteteve, por edhe u identifikuan hapat konkretë që do të ndërmerren për të gjetur fushat në të cilat bashkëpunimi mund të zgjerohet dhe të thellohet.

Në kopshtin e Pallatit Presidencial, “San Anton”, që është ndërtuar në shekullin XVII dhe ku është traditë që krerët e shteteve të mbjellin nga një pemë, presidenti Thaçi mbolli një pemë të llojit “Plumeria Alba”.

Një natë më parë, në darkën e shtruar nga presidentja malteze, Coleiro Preca, në të cilën ishin ftuar mbi njëqind mysafirë, duke iu referuar marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, presidenti Thaçi ka thënë se historia nuk na ka takuar shpesh në të kaluarën, megjithatë na ka trajtuar njësoj.

“Por, ne kemi ruajtur identitetin tonë. Ia kemi dalë të ruajmë e të kultivojmë vlerat për të cilat sot jemi krenarë. Është e vërtetë që jemi shtete të vogla, popuj të vegjël, por kemi vlera të mëdha”, ka thënë presidenti Thaçi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...