
6 Dhjetor 2016 - 15:12
“Qeveria po punon në mënyrë normale. Normalisht i kryen punët pa ndonjë pengesë. Kemi dhe mbulesë tek ministrinë të cilat s’kemi, ministrinë e mjedisit kemi caktuar ushtrues detyre zv ministrin përkatës. Në Ministrinë e Integrimeve po presim të kemi propozim më shpejt. Dhe unë po ashtu pres që së shpejti do të kthehet Lista serbe dhe ministrat serbë të vazhdojnë punën . Edhe pse ata po shprehen se e kanë ngri aktivitetin ata po punojë në ministritë e tyre po s’po marrin pjesë akoma në mbledhje të Qeverisë”, citon KP kryeministrin Mustafa.
Ndërsa sa i përket iniciativave konkrete për matje të territorit të Kosovës, Mustafa tha se do t’i bëjë ftesë opozitës e shoqërisë civile që të caktojnë ekspertët e tyre, të bëhet matja dhe të shihet se a ka humbur apo jo Kosova territor me Malin e Zi.
“Unë do tu dërgojë ftesa tani. Në të vërtetë kërkesa të gjithëve dhe partive opozitare dhe shoqërisë civile që ata të caktojnë ekspertët e tyre, të bahet matja. Nuk dua ta pengoj askënd. Sepse të gjithë ne dëshirojmë dhe unë dëshiroj si kryeministër i vendit, që të kem një ekzaminim të ekspertëve dhe të thonë se sa është sipërfaqja e Republikës së Kosovës. Duke marrë parasysh kufijtë ekzistues që i kemi tani. Sepse ata po thonë se nuk i keni përfunduar kufijtë me Serbinë. Si kemi përfunduar me Serbinë. Kufiri me Shqipërinë është ai që ka qenë përpara ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë, që është kufi i Kosovës me Shqipërinë. Me Serbinë i kemi kufijtë që i ka pasur krahina përpara. Andej po e masim dhe po shohim se në këtë kufi që është caktuar me Malin e Zi, a është ruajt territori i Kosovës apo është humb territor. Dhe atë informatë të ia japim qytetarëve. S’duhet akujt t’i pengojë. Në qoftë se vijmë në konstatim se është territori, atëherë mbetet vetëm çështje e tekeve politike. Por nuk kemi arsye ta pengojmë procesin e liberalizimit të vizave. Unë mund të iu them juve, se nuk është vetëm çështje e liberalizimit por është çështje e përkufizimit të sovranitetit të republikës së Kosovës", tha ai.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...