Gjyqësori, ky dështues në luftën kundër korrupsionit

6 Dhjetor 2016 - 14:55      

Instituti i Kosovës për Drejtësi së bashku me organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës, në mbështetje të Ambasadës Amerikane organizojnë një performancë para Pallatit të Drejtësisë për “Dështimet në luftimin e korrupsionit”.

Betim Musliu nga IKD beri të ditur se qëllimi i kësaj performance është shpalosja e disa prej gjetjeve kryesore për dështimet në luftën kundër korrupsionit në Kosovë.

Sipas Musliut, disa prej gjetjeve kryesore janë që sistemi gjyqësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me lëndë të shumta të korrupsionit, të cilat nuk trajtohen si duhet me prioritet.

Musliu tha se ka lëndë të korrupsionit që janë ende në prokurori dhe janë të vitit 2002.

“Pra ka qytetarë që prej vitit 2002 kanë denoncuar korrupsionin dhe këto raste nuk janë trajtuar asnjëherë nga prokuroria”, u shpreh Musliu.

Ky organizim zhvillohet në kuadër të ’Javës kundër korrupsionit’.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...