Pas njohjes, Kosova përfiton nga Programi i Bashkëpunimit të Singaporit

6 Dhjetor 2016 - 14:48      

Prishtinë, 6 dhjetor - Njohja e Republikës së Kosovës nga Singapori tashmë ka dhënë rezultatin e parë. Prej tash Republika e Kosovës nga fuqia ekonomike zhvillimore e Singaporit do të fillojë të përfitojë menjëherë në shumë fusha, veçmas nga Programi i Bashkëpunimit i Singaporit (SCP).

Ky program është themeluar në vitin 1992 për të shërbyer si platformë primare, përmes të cilit Singapori ofron asistencë teknike për vendet e tjera, transmeton Koha.net. Singapori do të ndajë përvojën dhe ekspertizën e tij, në mënyrë të veçantë, në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin ekonomik me Kosovën, duke ofruar specializime për nëpunësit publikë të Kosovës.

Për fillimin e zbatimit të këtij programi në Kosovë, që nga janari i vitit të ardhshëm, janë dakorduar ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj dhe homologu i tij nga Singapori, Vivian Balakrishnan.

Nga ky program, Kosova çdo vit do të dërgojë nëpunësit civilë të saj për të marrë njohuri nga përvoja e Singaporit në zhvillimin ekonomik.

Deri më sot, SCP ka trajnuar mbi 100.000 zyrtarë qeveritarë nga 170 vende. Çdo vit, Singapori realizon rreth 300 kurse specializimi për rreth 7.000 zyrtarë qeveritarë nga e gjithë bota. Specializimet ofrohen në një gamë të fushave të tilla si, qeverisja publike dhe administrata, tregtia dhe zhvillimi ekonomik, mjedisi dhe planifikimit urban, aviacioni civil, transporti publik, arsimi, shëndetësia, si dhe teknologjia e informacionit dhe e komunikimit (TIK).

Singapori javën që shkoi u bë vendi i 113 që e njohu Republikën e Kosovës dhe me të cilin u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Ministri Hoxhaj së shpejti pritet të realizojë një vizitë zyrtare në Singapor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...