Hapja e kapitujve për Serbinë varet nga përparimi i raporteve me Kosovën

6 Dhjetor 2016 - 13:56      

Beograd, 6 dhjetor – Së paku hapjen e një kapitulli të negociatave me BE-në pret Serbia deri më 13 dhjetor, shkruajnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

“Nëse do të hapet vetëm një ose tre kapitur për Serbinë, varet para së gjithash nga ajo se a do të respektohen afatet për zbatimin e marrëveshjes së arritur kohë më parë për telekomunikacionin në dialogun e Brukselit midis Beogradit e Prishtinës”, thekson “Danas”.

Komesari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, i cili qëndroi dje në Beograd, parasheh që së paku një kapitull t’i hapet Serbisë. Ai ndër të tjera ka theksuar se “si Serbia, ashtu edhe Kosova duhet të përmbushin elementet e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve”... Fillimi i zbatimit të prefiksit telefonik për Kosovën përbën një kusht të ri për normalizimin e marrëdhënieve”, është shprehur Hahn.

Duke komentuar raportet me Prishtinën, sipas medieve serbe, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi po bën shumë më shumë se shqiptarët sa i përket zbatimit të marrëveshjeve. “Ne po përmbushim edhe ato për të cilat jemi marrë vesh në gusht, ndërsa nuk pres që forcat në Prishtinë edhe për një kohë të gjatë të përmbushin ato për çka jemi marrë vesh me Marrëveshjen e parë të Brukselit”, ka thënë Vuçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...