6 Dhjetor 2016 - 13:53
Më tutje thuhet se Hyseni e njoftoi për progresin që është arritur në Kosovë, për punën që po bëjnë institucionet e sigurisë në sundimin e rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj.
Ai vlerësoi bashkëpunimin e mirë të Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Jordanisë, duke vlerësuar se në të ardhmen do të bëhen përpjekje në intensifikim e bashkëpunimit të dyja vendeve, sidomos në shkëmbimin e informatave sa i përket luftëtarëve të huaj.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Mbretërisë se Jordanisë, Salameh Hammad, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e Mbretërisë së Jordanisë në ofrimin e bashkëpunimit në mes dy vende. Ai tha se vendi tij do të vazhdojë të përkrah Republikën e Kosovës në nisma ndërkombëtare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...