KEK-u mohon të jetë paditur për mosraportim të ndotjes [video]

6 Dhjetor 2016 - 13:09      

Përmes një komunikate KEK-u mohon të jetë paditur nga ana e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës për mosraportim të ndotjes së ajrit, kurse thotë se bënë raportime të rregullta mujore dhe vjetore.

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina dje në emisionin “Puls” në KTV se ka thënë se KEK-u është paditur për mosraportim të ndotjes së ajrit.

“Sqarim në lidhje me citimin e z. Morina në emisionin “PULS” se MMPH ka bërë kallëzim penal ndaj KEK-ut për mos raportim. Për hir të informimit të saktë të opinionit publik jemi të detyruar të sqarojmë se KEK-u, bënë raportime të rregullta dhe transparente në baza të rregullta mujore dhe vjetore. Këto raporte pos që dërgohen në MMPH /AMMK, që është obligim ligjor, për hir të transparencës, këto raporte dërgohen edhe tek palët tjera dhe publikohen edhe në ueb faqen e KEK-ut. Si rrjedhim, nuk ka, as që mund të ketë asnjë kallëzim penal nga ana e MMPH-së, për mos raportim. Në kohën e fundit me kërkesë të Inspektoratit të MMPH-së është kërkuar të raportohet një parametër shtesë që tash e 9 vite nuk është kërkuar. Pas vërejtjes së dhënë nga Inpektoriati i MMPH-së ky parametër shtesë është shtuar në raportet e rregullta që dërgohen tek MMPH / AMMK dhe palët tjera”, thuhet në reagimin e KEK-ut.

KEK-u është paditur për mosraportim të ndotjes, tregon Morina

“Ne si Agjenci kemi bërë kallëzim penal KEK-ut për mosraportim të ndotjes”, kishte thënë Ilir Morina në “Puls”, ku ka paraqitur edhe dokumentin që dëshmon një gjë të tillë në minutën 29:14.

Prezent në këtë emision ishte edhe drejtori i Shërbimeve të Përbashkëta në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, Edmond Nulleshi, i cili nuk ka reaguar për këtë çështje.

 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...