Studentët e zhgënjyer të Ferizajt djegin “diplomat”

6 Dhjetor 2016 - 13:06      

Anëtarët e organizatës “Demokracia Studentore” kanë djegë diplomat e fotokopjuara për të treguar se në Ferizaj nuk ka më vend për ata që studiojnë dhe diplomojnë, dhe se ky vend është bërë vatër e nepotizmit dhe klientelizmit partiak.

Mexhit Ramusa kryetar i kësaj organizate theksoi se janë të detyruar t’i djegin diplomat sepse nuk po gjejnë punë dhe kryetari i Ferizajt sipas tij po punëson militantë të partisë së tij pa diploma dhe po i diskriminon të diplomuarit.

Edhe qytetari Beqir Beqiri dogji certifikatën e diplomës së vajzës së tij meqë nuk ka arritur të punësohet për gjashtë vjet.

Nga dëshpërimi Beqiri ka bërë një thirrje të pazakontë për të rinjtë duke u thënë që të shkojnë në organizatën islamike ISIS sepse këtu në Kosovë nuk ka perspektivë.

Këto akuza të studentëve ka hedhur poshtë nënkryetari i komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi duke thënë se kjo komunë nuk punëson militantë partiakë.

Lidhur me ftesën e Beqirit për të shkuar në ISIS, Zariqi tha se të diplomuarit mund të shkojnë kah të duan.

Milaim Nuhiu, sekretar i organizatës “Demokracia Studentore” tha se është i detyruar të largohet nga vendi sepse nuk po gjejnë punë edhe pse ka diplomuar qe një vit dhe ka konkurruar me dhjetëra herë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...