Homazhe në nderim të analistit Andrea Stefani

6 Dhjetor 2016 - 12:13      

Tiranë, 6 dhjetor - Gazetarit dhe analistit të njohur Andrea Stefani, i ndarë nga jeta të shtunën pas një sëmundje të rëndë, iu dha sot lamtumira e fundit.

Në mjediset e Radiotelevizionit Publik Shqiptar, u zhvilluan homazhe dhe u vendosën kurora pranë trupit të tij, ku përfaqësues të politikës, familjarë, miq e kolegë të gazetarit, zhvilluan homazhet e fundit në nderim të kujtimit të tij.

Homazhe ka zhvilluar edhe kryeministri Rama, i cili është takuar me familjarët e Stefanit, duke i shprehur nga afër ngushëllimet.

Homazhe kanë zhvilluar edhe ministra, deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civil

Analisti dhe publicisti Andrea Stefani u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare ne një spital në Romë, aty ku kurohej prej disa kohësh, ndërsa sot trupi i tij do të prehet në Atdhe.

Andrea Stefani u bë i njohur në fillim të viteve ’90 si gazetar ekonomik e më pas si analist politik. Ai ka qenë krijues dhe kontributor në disa media kryesore shqiptare. Stefani do të mbahet mend për qëndrimet e tij parimore, jo konformiste dhe polemikat e forta e plot nerv veçanërisht në studiot televizive. Vitet e fundit ai ishte nismëtar dhe i disa iniciativave të rëndësishme të shoqërisë civile. Andrea Stefani ka lënë pas edhe disa libra të vlerësuar si “Komplot kundër lirisë” dhe “Albanistan”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...