Hoxha: Zero tolerancë ndaj dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore

6 Dhjetor 2016 - 12:07      

Prishtinë, 6 Dhjetor 2016 – Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, sot, ka marrë pjesë në konferencën me temën “Hetimi i dhunës seksuale dhe të bazuar në gjini - Sfidat dhe mundësitë për bashkërendim forenzik” të organizuar nga misioni i EULEX-it në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë kësaj konference, Ministrja Hoxha, ka falënderuar EULEX-in dhe institucionet vendore për angazhimin e tyre në lidhje me përdorimin sa më efektiv të teknikave forenzike gjatë rasteve të krimeve të dhunës seksuale të cilat paraqesin shkelje të rëndë të drejtave të njeriut.

”Është tejet shqetësuese kur dëgjon numrin e rasteve të dhunës seksuale dhe pikërisht për këtë ekziston një vullnet i madh për ta luftuar këtë dukuri negative. Duke marrë parasysh ndërlikueshmërinë e dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore, duhet të krijohet një qasje më e mirë, përmes bashkëpunimit ndërmjet akterëve relevant sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i luftojmë këto shkelje të të drejtave të njeriut. Jemi të përkushtuar për zero tolerancë ndaj dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore”, theksoi Hoxha.

Hoxha theksoi se me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, nga Qeveria është emëruar “Komisioni për kompensimin e Viktimave të Krimit”, si dhe janë përgatitur edhe draftet e udhëzimeve administrative.

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me institucionet tjera mbetet e përkushtuar në krijimin dhe forcimin e mekanizmave ligjorë me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me theks të veçantë mbrojtjes nga çdo lloj dhune ndaj gruas.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...