6 Dhjetor 2016 - 12:06
Të pranishëm me këtë rast ishin liderët e saj - Vesel Memedi, Ziadin Sela, dhe Gëzim Ostreni, si dhe të gjithë kandidatët e mundshëm për deputetë që vijnë nga ky rajon, sidomos bartësit e listës Nexhbedin Sadiku, Arjeta Mehmetaj, Isuf Seferi dhe të tjerë.
Në tubimin e Kumanovës, siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për medie të kësaj partie, liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe kandidatët për deputetë folën rreth platformës politike dhe ekonomike, si dhe situatës aktuale politike në vend.
Në fjalën e tij të rastit, njëri nga liderët e Aleancës, Vesel Memedi, theksoi se e ka shumë të vështirë të mbaj fjalim në Kumanovë, por beson se këtyre u lejohet të mbajnë fjalim në Kumanovë, sepse së paku ata këtu nuk kanë bërë asnjë dëm, për dallim nga liderët dhe funksionarë tjerë shqiptarë. Sipas Memedit, në Kumanovë vijnë të gjitha dhe në mënyrë konstante deklarohen se Kumanova është e kësaj apo e asaj partie. Por, Kumanova nuk është pronë e asnjë partie politike, ajo është pronë e kumanovarëve. Ka kaluar koha e komunizmit kur qytete të ndryshme ishin në pronësi të ndonjë lideri apo funksionari partiak dhe shtetëror. Nëse dëshironi të kuptoni drejt se pas kujt duhet rreshtuar politikisht apo fetarisht, theksoi Memedi, atëherë është shumë e rëndësishme të dëgjoni fjalët e më të moshuarve tuaj kur rregullisht ju kanë këshilluar që të shihni shtatë breza pas, dhe atëherë do të kuptoni drejtë se pas kujt duhet rreshtuar. Unë ju them që mjafton të shikoni tri breza pas, dhe shumë lehtë do të kuptoni se pas kujt duhet rreshtuar.
Memedi u bëri një apel kumanovarëve të ruajnë harmoninë mes tyre. Partitë politike vijnë e shkojnë dhe ju duhet të ruheni që në asnjë variant të mos mbjellin hasmëri ndërmjet veti për partitë politike. Kumanova dhe rrethina ka paguar çmim të rëndë për tradhtitë e partive të ndryshme politike dhe nuk keni nevojë të paguani edhe më tutje këtë çmim, theksoi Memedi.
Kandidatët për deputetë gjithashtu folën për platformën politike dhe ekonomike dhe theksuan se janë rreshtuar pas familjes së Aleancës për Shqiptarët, sepse kjo familje përbëhet nga një kombinim mjaft interesant i aftësive të ndryshme të tri liderëve politik që janë pasuri e jashtëzakonshme për t'u ballafaquar me sfidat e kohës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...