Hapen klasat e para në gjuhën shqipe në Artë e Atikë të Greqisë

6 Dhjetor 2016 - 10:43      

Kryetarja e LMSHG-së, Anila Kila, jep lajmin e gëzuar për fëmijët shqiptarë në Artë dhe në Atikë të Greqisë. Klasat për mësimin e gjuhës shqipe do të jenë në shkollat publike të dy qyteteve.

Në qytetin e Artës dhe të Atikës, do të ketë klasa në gjuhën shqipe. Lajmi është konfirmuar nga kryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Anila Kila. Klasat për mësimin në gjuhën shqipe do të jenë brenda shkollave publike në qytetin e Artës dhe Atikës. Kryetarja e LMSHG-së, ka falënderuar autoritet e bashkive në dy qytetet si dhe mësuesit e angazhuar në këtë mision.

“Me gëzim të madh ju njoftoj se sot mora lajmin për fillimin e mësimeve të gjuhës shqipe në mjediset e shkollës publike nr. 8 të qyetit të Artës dhe gjithashtu mora lejen për fillimin e mësimeve në mjediset e shkollës publike nr. 1 në Spata të Atikës. Puna serioze e mësuesve dhe e organeve drejtuese të LMSHG-së ka bërë që të fitojmë besimin e pushtetit lokal këtu, në Greqi dhe të vazhdojmë mësimdhënien pa asnjë problem nga ana e tyre. Falënderoj nga zemra pushtetin lokal të bashkive në Arta dhe Spata – Artemisë, për ndihmën e madhe, duke na bërë të mundur zhvillimin e mësimit në mjediset e shkollave publike dhe mbështetjen për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditave tona. Falënderoj mësuesen e kursit të MPGjSh-së në Arta, zonjën Sonila Todo, për përpjekjet e saj dhe i uroj në emër të të gjithë kolegëve: Punë të mbarë! Falënderoj gjithashtu edhe zotin Anastas Kozdine, kryetarin e Shoqatës “Përmeti”, për ndihmën e madhe që ka na ka dhënë!

Ka shkruar Anila Kila, kryetare e LMSHG-së”, në facebook. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...