Drenori tregon se si ishte planifikuar atentati ndaj bashkëpunëtorit të tij [video]

5 Dhjetor 2016 - 23:56      

Procesi zgjedhor i cili kaloi mirë dhe u pranua nga të gjitha palët, ka mundur të shndërrohet si tragjedi për ekipin e ish kandidatit të pavaruar për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori.

Kështu ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së, i cili e ka përshkruar në detaje tentim atentatin me makina të bashkëpunëtorit më të afërt të tij, administratorit të fshatit, emrin e të cilit nuk e ka përmendur.

“Mënyra se si e ka përshkruar ngjarjen ai ju përngjan filmave aksion”, ka thënë Drenori.

“Ka qenë një prit me makina. Njëra veturë ka qenë duke pritur aty që ne i themi te sukat, e më andej e kanë pritur dy vetura të tjera. Ato kanë pritur sinjalin nga makina e parë që po vjen, në mënyrë që ta detyrojnë që të bëjë manovra që do ta largonin prej rrugës. Fati i bashkëpunëtori tonë ka qenë se ka qenë në një veturë më lartë, me një BMW X3, dhe ai ka devijuar rrugën por nuk ka dalë prej saj”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se rasti është lajmëruar në polici.

Drenori ka thënë se nuk dëshiron që të japë spekulime se kush mund të jenë atentatorit, por ka dhënë sinjale se kjo mund të ishte sulm politik.

“E dimë se vetura të shtrenjta kanë vetëm dy lloj njerëzisht në Drenas, njerëzit e biznesit apo politikanët”, ka thënë ai.


Drenori tregon se si ishte planifikuar atentati... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...