Drenori: Nuk kam votë për Lladrovcin për kryetar të Drenasit

5 Dhjetor 2016 - 23:47      

Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, thotë se nuk e përkrah kandidatin e PDK-së Ramiz Lladrovcin, në zgjedhjet e balotazhit ndaj kandidatit Isa Xhemajljaj nga Nisma.

Duke folur në Interaktiv të KTV-së, Drenori ka thënë se me ekipin e tij nuk ka parë programin e asnjërës palë që do të jetë pjesë e balotazhit dhe shton se nuk ka vendim të prerë se cilin kandidat do ta përkrahë ekipi i tij. Megjithatë, në aspektin personal Drenori thotë se nuk ka votë për Ramiz Lladrovcin.

“Do të dalim me një qëndrim më zyrtar, por po e jap mendimin tim personal. Ramiz Lladrovci nga PDK nuk mund të sjellë ndryshimet. Disa prej zyrtarëve që kanë bërë fushatë kanë probleme me ligjin. Drejtori i Arsimit i ndihmon, ndërsa ai ka shkatërruar arsimin. Tani Lladrovci vjen kryetar dhe duhet ta mbajë atë drejtor. Kanë ndërtuar rrugë me para të qytetarëve, por në mënyrë shumë falso, dhe kanë përfituar persona të caktuar. Ka çështje urgjente, në të cilat Lladrovci nuk mund të ndryshojë sepse ka duart e lidhura sepse fushatën po ia bëjnë njerëzit që janë përfshirë në veprime të këqija. Nuk kam pa specifikë të një programi as te Xhemajlaj. Te asnjëri nga ta nuk kam pa asnjë gjë të tillë”, ka thënë Drenori për dy kandidatët në balotazh.

“Nuk kam votë për Lladrovcin për Drenas, por e dimë që ai vjen nga një familje e shenjtë, për veprën e së cilit përulemi secili në Drenas”, ka shtuar Drenori.

Ai po ashtu ka thënë se ka pas komunikime nga të dy palët për të arritur një marrëveshje për përkrahje në zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen më 18 dhjetor.

“Ka pas komunikime nga të dy palët, por me rëndësi është të flasim për program”, ka theksuar kandidati i pavarur që mori rreth 12 për qind të votave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...