Drenori e gjen fajtorin pse PDK-ja s’fitoi pa balotazh, është partia

5 Dhjetor 2016 - 23:42      

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të PDK-së, që ishte pjesë e PDK-së ka thënë se paria e partisë e ka fajin pse kjo parti nuk arriti ta ruajë traditën për fitore pa balotazh në Drenas.

“Të gjithë qytetarët e dinë pse ka ardhur balotazhi. Përveç defekteve të shumta në qeverisje, kur erdhi momenti që të sillet një frymë e re e qeverisjes për Drenasin, strukturat qendrore të partisë nuk dëgjuan për këtë. Sjellja e kandidatit në mënyrë tepër autoritare, e pa përkrahur nga dega në Drenas, ka bërë që PDK-ja të mos mund të fitojë pa balotazh. Kjo e ka thyer atë mitin se Drenasi është bastion i PDK-së për zgjedhje lokale”, ka thënë Drenori, i ftuar në “Interaktiv” të KTV-së.

“Gjërat kanë ndryshuar. Votat sot nuk jepet për hatër, as për ideal të së kaluarës, por për të ardhmen. Isha në këtë studio para një kohe dhe tregova se si duhet shkuar gjërat, por kryetari Veseli si duket deshi që të mbyll veshtë”, ka thënë ai, përcjell Koha.net.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...