Serbia deponon në ITU letrën për kodin telefonik

6 Dhjetor 2016 - 07:25      

Është hequr barriera që, prej dy vjetësh, e ka mbajtur peng pajisjen e Kosovës me kodin telefonik 383. Serbia e ka deponuar letërpajtimin në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU).

Edita Tahiri, ministre e Dialogut, i ka thënë të hënën “Kohës Ditore” se Prishtina zyrtare e ka marrë kumtin për këtë.

“Më datën 3 dhjetor kemi marrë konfirmimin nga Bashkimi Evropian që Serbia e ka dorëzuar letrën në ITU, sipas marrëveshjes së Brukselit për telekomin”, ka thënë ministrja Tahiri. “Në letër thuhet që Serbia shpreh pajtimin që ITU-ja t’ia ndajë Kosovës kodin telefonik 383”.

Nëpërmjet një marrëveshjeje të 2013-s, parashihej që nga janari i 2015-s do të mundë të përdorej nga operatorët vetëm kodi i cili do t’i ndahej Kosovës nga ITU-ja. Kodi nuk ishte ndarë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...