Drenasi e vë PDK-në nën presion

6 Dhjetor 2016 - 06:24      

Derisa Partia Demokratike e Kosovës gjendet nën presion pas rezultatit zgjedhor në Drenas, analistët parashohin rënien e saj edhe në rajonet e tjera, të cilat kjo parti i ka konsideruar bastione të veta.

Partia që tani udhëhiqet nga Kadri Veseli, për herë të parë nga paslufta nuk arriti të fitojë pa balotazh në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit, shkruan sot Koha Ditore.

Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, që arriti t’i marrë rreth 45 për qind të votave, do të përballet edhe një herë me Isa Xhemajlajn e Nismës, i cili doli i dyti me 26 për qind.

Megjithëse PDK-ja nuk e ka marrë si “tragjike” shkuarjen në balotazh, analistët parashohin trend në rënie të votave për partinë që qeveris në nivel qendror bashkë me LDK-në. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...