Abrashi: Ligji për ndërmarrjet sociale zvogëlon papunësinë

5 Dhjetor 2016 - 22:59      

Ligji për ndërmarrjet sociale shumë shpejt pritet të marrë dritën jeshile në Kuvend.

Kështu është shprehur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi në emisioni “Ekonomia me Erëzën”. Ai tha se pikërisht sot kanë mbajtur takime për inicimin e bashkëpunimit afarist në mes të ndërmarrjeve sociale të krijuara si rezultat i grant-skemës, të cilat krijojnë ndërmarrje sociale me fokus të veçantë tek personat me nevojë.

“Realisht përmes këtij ligji synojmë t’i aktivizojmë grupet me nevojë, ato të margjinalizuara, personat me aftësi të kufizuar. Dhe pikërisht sot kem pasur një ngjarje në mes grupeve që kanë ekspozuar dhe kanë filluar të ndërtojnë marrëdhënie biznesi”, tha Abrashi.

Abrashi shtoi se Ligji është bërë për të nxitur punësimin e këtyre kategorive duke bazuar mbi praktikat e shtetit Kroat si dhe të shteteve skandinave që mbështet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Ai shprehet optimist se Ligji do të zvogëlojë papunësinë në vend.

“Luftimi i varfërisë si dhe punësimit së gjinisë femërore në disa shtete është bërë pikërisht përmes këtij Ligji. Pritjet janë optimiste, por kjo varet plotësisht nga vetë angazhimi i këtyre kategorive”, deklaroi Abrashi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...