Abrashi: Veteranët janë pajtuar me ridefinim të statusit të tyre

5 Dhjetor 2016 - 22:42      

Ndonëse numri i madh i veteranëve dhe invalidëve të luftës ishte parë si shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi gjatë emisionit “Ekonomia me Erëzën” është shprehur se janë në prag të zgjidhjes.

Madje ai ka njoftuar se për këtë kanë marrë hapa konkret duke u pajtuar me përfaqësuesit e kësaj kategorie për ridefinim të statusit të tyre.

“Ne para dy jave kemi kaluar një koncept dokument për ndryshimin e Ligjit për veteranët e që ka të bëjë me ridefinimin e statusit të tyre. Dhe këtë vikend jemi takuar me përfaqësuesit e veteranëve ku jemi dakorduar për statusin e tyre. Ata janë pajtuar me një numër të madh të neneve që ka për synim riaktivizimin e tyre”, u shpreh Abrashi, transmeton Koha.net.

Abrashi pos tjerash tha se vazhdon të jetë shqetësues edhe fakti që një numër i madh i veteranëve vendosin të jenë joaktivë për ta marrë këtë subvencion.

“Shqetësues vazhdon të jetë fakti që një numër i madh i tyre kanë lënë vendet e punës, po flasim për shumë sektorë, vetëm që të marrin pensionin e veteranit. Kjo ka ndodh për shkak se paga e tyre është shumë e përafërt me fondin që ne i kemi ofruar”, deklaroi Abrashi.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka ndarë 38 milionë euro për pensionet e veteranëve të UÇK-së për vitin 2017. Kjo shifër do të jetë e pamjaftueshme që të gjithë veteranët aktualë të marrin pensionet që u takojnë sipas ligjit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...