5 Dhjetor 2016 - 21:07
Sipas Ilir Morinës, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në “Puls” të KTV-së ka treguar se mesatarja e një automjeti që qarkullon në Kosovë është 18 vjet.
“Kjo tregon çfarë automjete kemi në qarkullim. Ne po futemi në një fazë të rëndë sa i përket shëndetit nga ndotja,duhet urgjentisht të investohet në mjedis ose ndryshe do të jetë vonë”, ka thënë ai.

Shyqri Dumani nga Instituti i Mjekësisë së Punës në Obiliq ka thënë se sipas hulumtimeve të tij ndotësi më i madh në Kosovë mbetet nga qarkullimi rrugor me 47%. Pas kësaj, sipas tij vjen termoelektrana me 17% me ndotjen e përgjithshme.
“Pra mos e hutoni opinionin”, ka thënë Dumani.

Me këtë nuk është pajtuar Zeqir Veselaj, profesor universitar dhe ekspert i mjedisit.
“Në të gjitha raportet ndërkombëtare dhe shkencore nuk e gjen që transporti prin para Termoelektranave sa i përket ndotjes. Kjo është qesharake dhe kërkoj të mos flisni gjëra të tilla z.Dumani”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Dumani ka treguar edhe një fakt tjetër. Sipas tij, Prishtina është qyteti më i ndotur në Evropë dhe botë.
Mesatarja e automjeteve që qarkullojnë nëpër... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...