Profesori universitar numëron ndotësit më të mëdhenj të mjedisit në Kosovë [video]

5 Dhjetor 2016 - 20:49      

Zeqir Veselaj, profesor universitar dhe ekspert i mjedisit, ka thënë se gjendja e mjedisit është e rëndë.

Ai ka treguar se ndotja e mjedisit në Kosovë më së shumti shkaktohet nga Korporata Energjetike e Kosovës, “Ferronikeli”, pastaj fabrika e çimentos “Sharrcem” në Han të Elezit, transporti rrugor dhe ndërtimet.

“Mjedisi ynë është i ndotur një kohë të gjatë”, ka thënë ai në emisionin “Puls” të KTV-së.

Sipas tij, edhe ujërat po ashtu janë ndotur në masë të madhe.
“Toka është duke u shkatërruar nga gurëthyesit që janë shkatërruesit më të mëdhenj të biodiversitetit”, ka shtuar ai më tej.

“Mos harroni, në një popullatë me 1.8 milion banorë kemi 835 vdekje të parakohshme. Ky është tmerri ku po jetojmë”, ka shtuar ai.


Profesori universitar numëron ndotësit më të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...