Shoqëria Civile e shqetësuar për mostransparencë në shpenzimin e parasë publike [video]

5 Dhjetor 2016 - 19:13      

Ka vite të tëra që zyra e kryeministrit, ministria e Jashtme e ajo e integrimeve evropiane nuk kanë dhënë raporte për shpenzime për dreka e darka zyrtare, për shpenzime të telefonit e udhëtime jashtë vendit.

Kështu tha Nora Latifi Jashari nga Instituti GAP. Ajo korrupsion e ka quajtur edhe mbingarkesën e sektorit publik me punonjës dhe krijimin e dhjetëra pozitave të ministrave e zëvendësministrave, raporton KTV.

E përfaqësuesi i USAID-it tha se nëse nuk luftohet, korrupsioni shteron resurset ekonomike dhe i largon bizneset dhe investimet.

“Shumë nga ju mund ta mbani në mend kur ishte Joe Biden, ai tha diçka që ende jehon këtu. Tha se korrupsioni është një kancer që e konsumon shoqërinë nga brenda dhe nëse nuk luftohet, pasojat janë të mëdha. Mundësia e standardit të jetesës në Kosovë ka shumë pak gjasa të ndodhë. Korrupsioni shteron resurset ekonomike dhe i l;argon bizneset dhe investimet, e dobëson aftësinë e vendit që ta mbrojë vetveten dhe bie pre e manipulimeve nga jashtë”, ka thënë Mike De la Rosa.

Por zëvendësministri i financave, Agim Krasniqi, ka folur për reformat që janë bërë për luftë kundër korrupsionit.

Ndërsa auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani, ka folur me shifra për rekomandimet që kanë dhënë, ndërsa tha se një numër i madh prej tyre janë në alarm serioz.

Ndërkohë, në javën Kundër Korrupsionit, është hapur edhe “Muzeu i Korrupsionit”, i cili ka karakter satirik dhe vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni ekzistonte në shoqërinë tonë.”

Liridona Osmanaj, zyrtare e këtij projekti, bëri të ditur se në këtë muze kanë paraqitur korrupsionin në katër fusha, të edukimit, arsimit, shëndetësisë dhe prokurorisë dhe sipas saj kjo është bërë për arsye se në studimet e tyre rezulton se këto fusha janë më të ndikuarat nga korrupsioni.


Shoqëria Civile e shqetësuar për... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...