5 Dhjetor 2016 - 19:06
Rënia e numrit të votave u shënua në vitin 2013, ku kandidati i njëjtë mblodhi mbi 14 mijë vota, që i bie 10 mijë më pak se në zgjedhjet paraprake, raporton KTV.
Ndërkaq, në zgjedhjet e së dielës, për kryetar të së njëjtës komunë, Ramiz Lladrovci i PDK-së ka mbledhur mbi 5000 vota.
Pavarësisht se PDK-ja e konsideronte si bastion të vetin komunën e Drenasit, sipas analistëve politikë, u dëshmua e kundërta, pasi qytetarët e kanë ndëshkuar partinë, e cila nuk u ka ofruar atyre qeverisje të mirë.
Sipas Petrit Zogajt nga “Lëvizja Fol”, luan rol edhe kandidati, me të cilin partia merr pjesë në zgjedhje, duke iu referuar kështu Ramiz Lladrovcit.
Sipas Zogajt, hipotetikisht zgjedhjet lokale nuk mund të reflektojnë në zgjedhjet e përgjithshme, por është sinjal që PDK-ja mund të humbë shumë vota në zgjedhjet e përgjithshme.
E Driton Selmanaj nga “Demokracia +” ka thënë se shifrat tregojnë se ka një trend negativ për PDK-në në bastionin e saj dhe ky është sinjal që tabutë po thyhen dhe që më nuk ka zona të paprekura.
Sipas tij, ndryshimet në PDK janë sfidë në vete, pasi që elektoratit të vet, PDK-ja nuk po i jep mbështetje sa duhet, sepse po fokuset në çështje të tjera.
Sipas analistëve, qytetarët kanë filluar të votojnë për kandidatin dhe jo për partinë, pasi ata po kërkojnë dikë që do të punojë për ta dhe në njëfarë mënyre të jetë shërbëtor i kërkesave të tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...