Çka ndodhi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve [video]

5 Dhjetor 2016 - 19:03      

18 dhjetori do të jetë data e zgjedhjeve për balotazh në komunën e Drenasit. Ky është vendimi që u mor në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Kryetarja Valdete Daka është shprehur se kjo datë u caktua pasi fundi i muajit nënkupton shumë festa zyrtare dhe është në interes të ketë sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë gjatë procesit zgjedhor, raporton KTV.

E Enis Halimi nga sekretariati i KQZ-së ka bërë të ditur se mund të bëhen gati për zgjedhjet e reja.

Rundi i dytë i zgjedhjeve vjen pasi kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, për kryetar komune dhe ai i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, nuk kanë arritur t’i marrin mbi 50 për qind të votave.

Po ashtu, në mbledhjen e KQZ-së u tha se edhe 661 vota me kusht do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa 4 zarfe të votave me kusht nuk do të përfshihen në rezultatin përfundimtar, pasi votuesit nuk janë nënshkruar.


Çka ndodhi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...