Lladrovci e quan “besim të palëkundur” në PDK balotazhin në Drenas

5 Dhjetor 2016 - 17:55      

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, e ka cilësuar si besim të palëkundur të këtij qyteti për partinë e tij, atë që ndodhi për herë të parë në historinë e pasluftës, kur kjo komunë do të shkojë në balotazh.

“Qytetarët e Drenasit, me votën e tyre, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme dëshmuan sërish besimin e palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës. Festën, pa asnjë dyshim, do ta gëzojmë më 18 dhjetor”, ka thënë Lladrovci, përcjell Koha.net. “I falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët për besimin dhe kulturën e lartë politike që treguan. Ne jemi fituesit e këtyre zgjedhjeve. Bashkë kemi shumë punë për të bërë”, ka shtuar ai.

Në zgjedhjet e kaluara, më 2013, kandidati i PDK-së, Nexhat Demaku kishte fituar pa balotazh me rreth 60 për qind. Dje, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, Lladrovci u ndal në rreth 45 për qind për ta çuar për herë të parë në histori këtë bastion të PDK-së në rundin e dytë të zgjedhjeve.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...