Çiklistët dhe motoçiklistët kundër dhunës ndaj grave

5 Dhjetor 2016 - 17:37      

Në kuadër të fushatës “16 ditore aktivizimi kundër dhunës me bazë gjinore” OJQ “Mundësia”, Klubi i Çiklizmit “Trepça”, Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Mitrovicës dhe Zyra e Mbrojtjes së Viktimave të Dhunës, së bashku me Moto Klubin ‘MC Hammers”, kanë organizuar marsh me çiklistë dhe motoçiklistë kundër dhunës ndaj grave, duke kaluar nëpër rrugën kryesore të qytetit dhe në sheshin e qytetit të Mitrovicës.

Pjesëmarrës aktivë në këtë aktivitet ishin Besa Veseli nga Zyra për barazi Gjinore, Burhan Maxhuni, mbrojtës i viktimave në rajonin e Mitrovicës, Sabri Hyseni dhe Edmond Kumnova nga KÇ “Trepça”, drejtuesi moto klubit, Shenoll Brezhnica etj.

Sipas drejtoreshës së OJQ “Mundësia” Hasime Tahiri-Hasani, ky aktivitet tuboi dhjetëra çiklistë dhe motoristë të cilët përmes marshit nëpër qytet kishin për qëllim ngritjen e vetëdijes për uljen dhe eliminim e dhunës ndaj grave.

“Jemi këtu për të kontribuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve në eliminimin e dhunës ndaj grave. Vet prania e gjinisë mashkullore në masë 90 për qind (qoftë me biçikleta apo motor) në këtë aktivitet është dëshmi se nisma po mbështetet dhe do të rezultojë me sukses në qytetin tonë”, tha ndër të tjera drejtoresha Tahiri-Hasani.

Burhan Maxhuni, mbrojtës i viktimave, ka kërkuar nga pjesëmarrësit të bartin mesazhin e aktivitetit që të ulet edhe eliminohet dhuna ndaj grave, pasi ato janë shtylla të familjes dhe bazë e fortë e shtetit të fortë edhe demokratik.

Më pas është zhvilluar marshimi i pjesëmarrësve që bartnin shall me ngjyrë portokalli. Marshi nisi nga objekti i KK të Mitrovicës për të vazhduar përgjatë rrugës kryesore, deri tek rrethi dhe tek lumi Lushta, pastaj kthimi në rrugën kryesore deri tek hekurudha dhe së fundi parakalimi nëpër shesh.

Drejtoresha e “Mundësisë” Hasime Tahiri-Hasani në vazhdim theksoi se përmes një forme të re u zhvillua ky aktivitet, për të sensibilizuar qytetarët për respektim më të madh për nënat dhe motrat tona, për të krijuar hapësirë për shtyllat e familjes, për respektimin e Ligjit për barazi gjinore edhe ndalimin e dhunës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...