Apostolova interesohet për ecurinë në rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit - Leshak

5 Dhjetor 2016 - 17:21      

Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim përfaqësuesen speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim ministri Zharku e njoftoi Apostolovan mbi projektet infrastrukturore që po zhvillohen në vend, me theks të posaçëm në rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit - Leshak, për të cilën tanimë janë aprovuar grandet për fazën e parë nga Komisioni Evropian.

Përpos investimeve në infrastrukturën rrugore u bisedua edhe për tregun hekurudhor si pjesë e kërkesave për zbatimin e “masave të buta” në kuadër të Procesit të Berlinit, për të cilat ministri Zharku shprehu bindjen se bordi i ri i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave do të vazhdojë me zbatimin e tyre.

Çështje e bisedës ishte edhe Traktati i Transportit në mes Unionit Evropian dhe vendeve të Evropës Juglindore, për të cilin ministri Zharku paraqiti përkrahjen për nënshkrimin e tij.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë njoftoi ministrin për përkrahjen e Komisionit Evropian të projekteve infrastrukturore në Kosovë dhe çështjet tjera të ndërlidhura me fushëveprimin e ministrisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...