5 Dhjetor 2016 - 16:35
Kjo parti, sot, në selinë e saj ka mbajtur një konferencë për medie, më rastin e përmbylljes së fazës së parë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se do që t’u drejtohet qytetarëve të Drenasit, për t’ju shprehur mirënjohjen dhe respektin për një proces të rregullt dhe demokratik në komunën e Drenasit.
“Dua të them se meritën kryesore për mbarëvajtjen e atij procesi për një ditë të mirë, të qetë dhe demokratike që kemi parë dje gjatë ditës atje, ju takon qytetarëve të Drenasit”, ka thënë Limaj, teksa ka falënderuar gjithë qytetarët e Drenasit, për besimin që ia kanë dhënë Isa Xhemajlaj për kryetar komune.
“Sepse ata janë qytetarë që nuk kanë pranuar asnjë trysni, asnjë presion, dhe kanë votuar për ndryshim në Drenas”.
Ajo që ka ndodhur dje në Drenas, dhe që duhet ta theksojmë është se, dje në Drenas 55% e qytetarëve të Drenasit kanë votuar për ndryshim, e ky vullnet për ndryshim do të ndodhë përfundimisht në raundin tjetër, e që përfundimisht Drenasi do ta ketë kryetar kandidatin, Isa Xhemajlaj, ka thanë gjatë kësaj konference për medie i pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Ndërsa, kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka falënderuar gjithë qytetarët e Drenasit, që dje votuan për ndryshimin në Drenas, po ashtu ka falënderuar edhe shtabin zgjedhor, ekipin, aktivistët e shumtë, dhe gjithë ata që u angazhuan për ta përfunduar fazën e parë të votimit për të sjellë ndryshime në Drenas.
“Sigurisht, më meritoret për këtë janë gjithë qytetarët e Drenasit, të cilët përkundër gjithë atyre kërcënimeve, joshjeve dhe metodave tjera të pushtetit, vendosën për të votuar ndryshimin”, ka thënë Xhemjalaj, teksa një falënderim ka bërë edhe për kandidatët tjerë që sipas tij, ishin korrekt dhe në frymën e ndryshimeve në Drenas.
“Besoj fuqishëm se faza e dytë e zgjedhjeve në Drenas do të mbyllet përfundimisht me ndryshimin e madh që janë duke e pritur qytetarët e Drenasit”, ka thënë Isa Xhemajlaj, kandidat për kryetar të Drenasit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...