5 Dhjetor 2016 - 15:53
Me këtë rast, Kelmendi shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për hartimin dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme ligjore, programeve të qëndrueshme dhe mekanizmave institucional për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave, duke përmendur Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.
“Ky dokument Strategjik po i kontribuon procesit të harmonizimit të të gjitha politikave të veprimit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara me standardet e arritura në nivel rajonal dhe më tej, ku tendenca e saj përpiqet për të hapur dhe të bëjë që të gjitha fushat e jetës të jenë të arritshme për Personat me Aftësi të Kufizuar në vendin tonë”, theksoi zëvendëskryeministri Kelmendi.
Zëvendëskryesuesi i Këshillit Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuar, Habit Hajredini, njëherit, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer të institucioneve me shoqërinë civile, që ka mundësuar edhe hartimin e Planit të ri Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuar 2017-2019 për zbatimin e Strategjisë Nacionale për PAK 2013-2023.
“Falë punës së përbashkët që kemi pasur me shoqërinë civile me organizatat që i kemi këtu prezent, ne kemi arrit të hartojmë planin e ri, duke u bazuar në nevojat që kemi karshi Strategjisë Nacionale 2013-2023, natyrisht me përfaqësim të të gjithë akterëve, ministrive përkatëse. Dokumenti pothuajse është final dhe presim që të kemi miratim në Qeveri”, tha Hajredini.
Edhe Bujar Kadriu, bashkë kryesues i Këshillit Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe Kryetar i Forumit të Aftësisë së Kufizuar kërkoi që bashkëpunimi të vazhdoj edhe më tutje, me synim të mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar që vetë Këshilli Nacional të jetë më aktiv.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...