
5 Dhjetor 2016 - 15:37
I ndjeri, aktivist i Vetëvendosje, akuzohej për vepër terroriste “sulm me granatë” në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Ai u gjet i vdekur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor.
Partia që i përkiste, prindërit dhe OJQ-të kërkojnë zbardhjen e vdekjes së tij pasi kanë vërejtje në gjetjen e shkaqeve të vdekjes, që i ka konstatuar ekipi i ekspertëve .
Lidhur me këtë njëmujor, OJQ-të #DrejtësiprAstritin, kanë dërguar një ftesë për ta kujtuar këtë datë tragjike dhe për të shpalosur ato që në njoftim quhen fakte për neglizhencën institucionale për zbardhjen e këtij rasti.
Në këtë ftesë thuhet:
“ Organizatat e shoqërisë civile - organizatore të protestave #DrejtësiprAstritin, ju ftojnë që të merrni pjesë në konferencën që do të mbahet në ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë. Me qëllim të shënimit të një mujorit të vdekjes së Astrit Deharit si dhe shpalosjes së fakteve për neglizhencës institucionale për zbardhjen e këtij rasti.
Ju ftojmë që ta ndiqni këtë konferencë” .
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...