Mundësi për investime në Kosovë nga investitorët francezë

5 Dhjetor 2016 - 15:14      

Prishtinë, 5 dhjetor - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti sot ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri e falënderoi ambasadorin francez për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën, duke e njoftuar për prioritetet dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, për fuqizimin e gjithanshëm të vendit.

Në takim u bisedua për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e sektorit të bujqësisë, për luftimin e korrupsionit, lehtësimin e qarkullimit për bizneset, për përmirësimin e politikave fiskale, sundimin e ligjit si dhe angazhimet e veçanta për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe vendor.

Po ashtu, zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi mundësitë për investime në Kosovë nga investitorët francezë, përfshirë sjelljen e makinerive moderne.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, shprehu përkushtimin e tij për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Chabert foli për projektin e ujërave të zeza, ku Kosova ka nënshkruar financimin e projektit, dhe po ashtu theksoi se investitorët francezë janë të interesuar për investime në Kosovë, si në ndërmarrje të vogla ashtu edhe në ato të mesme.

Ambasadori francez shprehu gatishmërinë për formimin e Klubit të Bizneseve Franko-Kosovar, ngjarje kjo që pritet të mbahet në Paris në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...