Nga Turqia 20 karroca për pjesëtarët e HANDIKOS-it

5 Dhjetor 2016 - 12:34      

Në “Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara”, Ambasada Turke në Kosovë dhe kontingjenti i KFOR-it turk në Kosovë , kanë dhuruar 20 karroca për pjesëtarët e HANDIKOS-it në Mitrovic, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Përveç anëtarëve të rregullt të HANDIKOS-it, pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile, ambasadorja Turke në Kosovë Kivilcim Kilic, e cila ishte e shoqëruar nga komandanti i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it në Kosovë, koloneli Saim Bagci.

Në aktivitet morën pjesë po ashtu edhe nënkryetari për komunitete në Komunën e Mitrovicës Eroll Zekirja, drejtori i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale Qazim Nimani, si dhe drejtoresha e OJQ “Mundësia” Hasime Tahiri –Hasani.

Ambasadorja Kilic tha me këtë rast se ky donacion i shtetit turk për këtë kategori të qytetarëve, nuk është donacioni i vetëm pasi që do të shikohen mundësitë për mbështetje në forma të ndryshme të kësaj dhe kategorive tjera të qytetarëve të Kosovës.

Mirvete Hasani, drejtoreshë e HANDIKOS-it i njoftoi mysafirët me gjendjen aktuale, aktivitetet si dhe problemet me të cilat përballet kjo shoqatë gjatë gjatë funksionimit të saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...