Aleanca për Shqiptarët shpalosi platformën në Zhupë e Dibër

5 Dhjetor 2016 - 11:01      

Aleanca për Shqiptarët prezantoi platformën e saj në Zhupë dhe Dibër. Në prezantimin e platformës së Aleancës për Shqiptarët të pranishëm ishin liderët e kësaj Aleance, Vesel Memedi, Ziadin Sela dhe Gëzim Ostreni, si dhe të gjithë kandidatët e mundshëm për deputetë, që vijnë nga ky rajon, sidomos bartësit e listës Syreja Rashidi, Remzi Mehmedi dhe kandidatët e tjerë.

Në fjalën e tij të rastit para dashamirëve të Aleancës për Shqiptarët në Dibër, njëri nga liderët e Aleancës, Vesel Memedi, theksoi se Dibra edhe në të kaluarën ka ofruar njerëz të vyeshëm për kombin dhe fenë, por edhe sot është e njëjta gjë. Gjithë shqiptarët e Maqedonisë i jemi borxh ish-gjeneralit Gëzim Ostreni për shpëtimin e qindrave dhe ndoshta edhe mijëra të rinjve, që pa përvojë por me vullnet të madh iu bashkëngjitën UÇK-së.

Maturia dhe pjekuria e ish-gjeneralit Ostreni, së bashku me bashkëmendimtarë tjerrë jo vetëm që për pak kohë përgatitën këta të rinj, por në të njëjtën kohë shpëtuan nga vdekja me qindra dhe ndoshta edhe mijëra të rinj shqiptarë nga kurthi që ishte hartuar dhe përgatitur nga grupacione të ndryshme destruktive brenda palës shqiptare dhe palës maqedonase. Aleanca për Shqiptarët është një sinergji e kësaj maturie e sinkronizuar së bashku me guximin dhe inteligjencën, dhe të tria këto karakteristika janë bashkuar për të mirën e kombit shqiptarë.

Aleanca për Shqiptarët është bashkuar që të stopojë projektet antikombëtare dhe antifetare si projekti i devijimit të lumit Radika në Dibër, dhe projekti i ndryshimit të varrezave shqiptare në Dibër në varreza osmane, për shkak të lëmoshës që dikush i ofron Komunës së Dibrës. Aleanca për shqiptarët është formuar që njëherë e përgjithmonë të pastrojë skenën politike në mes melaqeve dhe shejtanëve, sepse jemi duke pritur 15 vite që ky pastrim të bëhet brenda partisë shqiptare në pushtet, por edhe në partitë opozitare, por sot e kësaj dite nuk është duke ndodhur. Aleanca për shqiptarët fton të gjithë shqiptarët e vullnetit të mirë që më 11 dhjetor ti jepet fund këtij bashkëpunimi në mes melaqeve dhe shejtanëve, sepse është duke shkatërruar gjithë sistemin e rregullimit shoqërorë në shtet, theksoi në mes tjerash njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi.

Kandidatët për deputet theksuan se janë rreshtuar pas familjes së Aleancës për shqiptarët sepse kjo familje përbëhet nga një kombinim mjaft interesant i aftësive të ndryshme të tri liderëve politik që janë pasuri e jashtëzakonshme për t’u ballafaquar me sfidat e kohës. Kandidatët theksuan se janë të vetëdijshëm për humbjen e besimit të popullatës ndaj politikës në përgjithësi, por se do të bëjnë çmos që të dëshmojnë se dallojnë shumë nga këta hajdut ordiner që kanë shkatërruar tërë institucionet e shtetit.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...