LSI zgjedh drejtuesit e rinj

5 Dhjetor 2016 - 09:20      

Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) publikoi të dielën në mbrëmje rezultatet e votimit për drejtuesit e rinj të saj, të zgjedhur nga 3200 delegatët përmes votimit të fshehtë elektronik.

Në postin e zëvendëskryetarit të LSI-së u zgjodh Petrit Vasili me 2189 vota, ndërsa sekretar i përgjithshëm u shpall fitues Endrit Braimllari që siguroi 1513 vota, kundrejt 773 votave të fituara nga kandidati tjetër Dritan Ylli.

Dy nënkryetarët e rinj të LSI-së u zgjodhën Luan Rama me 2029 vota dhe Kejdi Mehmetaj me 1499 vota. Deputetja Silva Caka që ishte kandidaturë alternative siguroi vetëm 787 vota.

Delegatët e Konventës zgjodhën sot dhe 260 anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, lista e të cilëve do të bëhet publike të hënën.

Në përfundim të procesit të votimit, kryetari i LSI-së, Ilir Meta falënderoi gjithë delegatët për durimin dhe vendosmërinë për të votuar, ndërsa vuri në dukje se për Komitetin Drejtues Kombëtar (KDK) ka pasur shumë kandidatura, gati 600, ndërkohë që procedura e votimit, që ka qenë jashtëzakonisht transparente, ka dashur kohë.

Më tej, ai uroi drejtuesit e rinj të LSI-së, zv/kryetarin Petrit Vasili, sekretarin e përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe nënkryetarët e rinj, Luan Rama dhe Kejdi Mehmetajn. Një urim të posaçëm ai drejtoi për dy kandidatët alternativë, Silva Caka dhe Dritan Yllin. Pavarësisht se ata nuk ishin propozime të kryetarit, tha Meta, kanë marrë një mbështetje mjaft të mirë.

Do të vazhdojmë të krijojmë dhe forumet e tjera të LSI-së, nënvizoi ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...