Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar heq flamurin grek në kalanë e Himarës

5 Dhjetor 2016 - 06:39      

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka hequr flamurin grek në kalanë e Himarës, duke shënuar kështu një reaksion zinxhir mes qarqeve ekstremiste greke, që të inkurajuara nga gjuha e ashpër janë hedhur në veprim, nga njëra anë, dhe zyrtarëve të Qeverisë shqiptare, por edhe partive e shoqatave të ndryshme politike në këtë vend.

Njëra prej tyre, pikërisht Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, ashtu siç kishte paralajmëruar, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës hoqi flamurin grek në hyrje të Kalasë së vjetër të Himarës, që ishte vendosur mëngjesin e së shtunës, shkruan sot Koha Ditore.

“Së bashku me shumë anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, nga gjitha trojet shqiptare kemi rrugëtuar për në Himarë që ta heqim flamurin shovinist grek nga Kalaja e vjetër e Himarës. Himara është Shqipëri dhe flamuri grek nuk ka pse të shfaqet në trojet tona, kur ta kemi parasysh gjenocidin grek ndaj shqiptarëve autoktonë në Çamëri. Greqia nuk është vetëm shtet fqinj, por është pushtues i 15.674 km2 territor shqiptar”. Ka deklaruar Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është lëvizje e themeluar më 16 korrik të vitit 2016, që synon bashkimin fizik të të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me kufijtë e saj natyrorë dhe legjitimë sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912. Më 13 gusht të këtij viti, kryetari i saj, Veliu, është shpallur person “non grata” nga Greqia. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...