SBASHK-u kërcënon me padi komunat që s’po u japin nga tri paga mësimdhënëseve pensionist [video]

4 Dhjetor 2016 - 22:47      

Hamdie Mustafa, 40 vjet ka punuar në institucione parashkollore. Këtë vit ajo ka dalë në pension.

Ende nuk e ka marrë asnjërën prej tri pagave pas pensionimit, që i takojnë sipas Kontratës kolektive.

Ajo thotë se është ankuar edhe vetë në Komunën e Prishtinës, por individualisht nuk ka marrë kurfarë përgjigje se kur mund t’i dalin në llogarinë bankare 3 pagat pas pensionimit.

Mustafa shprehet se është e zhgënjyer nga ky sistem, i cili anashkalon punën dhe kontributin e mësimdhënësve, duke shtuar se nuk po kërkojnë asgjë më shumë përveç asaj që iu takon e që është e përcaktuar me ligj.

Të njëjtin fat e kanë edhe 785 puëntorë të tjerë arsimorë që kanë dalë në pension në vitin 2015 dhe 2016.

Dhe, meqë nuk i kanë marrë pagat, Sindikata e Bashkuar e Arsimit e ka ndërmendë t’i padisë në gjykatë komunat, të cilat nuk e kanë kryer obligimin.

Jasharaj thotë me bindje se do ta fitojnë procesin gjyqësor, andaj nuk ka pasur nevojë të zgjatet kjo punë.

Ndërkaq, nga komuna e Prishtinës deklarojnë se Ministria e Arsimit nuk ka ndarë fonde për të kryer këtë pagesë.
Po ashtu, thonë se nuk janë në dijeni për ndonjë padi që mund t’u bëhet nga Sindikata e Arsimit

Por, Jasharaj thotë se kjo çështje nuk i takon Ministrisë së Arsimit, pasi komunat llogariten si punëdhënëse të mësimdhënësve.

Deri tash vetëm Drenasi dhe Obiliqi e kanë kryer obligimin për dhënien e 3 pagave pas pensionimit.


SBASHK-u kërcënon me padi komunat që s’po u... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...