Gjuriq nesër në veri përuron objektet e “Naftna Industrija Srbije” dhe Telekom Serbia

4 Dhjetor 2016 - 19:55      

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar vizitë nesër në Mitrovicë të Veriut.

Ai ka thënë se nesër do të marrë pjesë në lëshimin në punë të stacionit për karburante dhe objektit për shitje me pakicë të naftës të industrisë së Serbisë, transmeton Koha.net.

“Pas 17 vjetësh Industria Serbe e Naftës do të rikthejë në punë të tri stacionet e karburanteve në veri, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut”, ka thënë Gjuriq.

Pas hapjes së stacioneve për shtije të karburanteve, Gjuriq lajmërohet se do të përurojë një njësi të Telekom Serbisë në Mitrovicë të Veriut, ku do të bisedohet për menaxhimin e kësaj kompanie.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...