KPMSHCK-ja do sanksione me ligj për institucionet që s’ia zbatojnë vendimet [video]

4 Dhjetor 2016 - 19:20      

Më shumë se 500 ankesa për shkelje të ndryshme janë bërë vetëm gjatë këtij viti në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës për Shërbyesit Civilë.

Në 100 prej tyre, Këshilli ka konstatuar se ka pasur shkelje dhe ka kërkuar nga institucionet, ku kanë ndodhur shkeljet, të zbatohet vendimi, raporton KTV.

Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me kundërshtimin e procedurave të rekrutimit në shërbimin civil, vlerësimin e rezultateve në punë si dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Institucionet janë të obliguara që brenda 15 ditëve të zbatojnë vendimet e KPMSHCK-së.

Ankesa të shumta në adresë të këtij këshilli për shkelje të pretenduara kanë bëre edhe nëpunësit nga komunat veriore të vendit.

Edhe te Avokati i Popullit është rritur numri i ankesave nga kjo kategori e të punësuarve edhe atëherë kur vendimet e KPMSHCK-së nuk respektohen.

Për zgjidhjen e këtij problemi, në Federatën e Sindikatave të Shërbyesve Civilë të Kosovës thonë se duhet të ketë dënime për institucionet përkatëse.

Moszbatimi i vendimeve nga institucionet ka shtyrë KPMSHCK-në që të bëjë kërkesë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për këtë këshill.

Me këtë ligj parashihen edhe sanksione për ata që nuk i përfillin vendimet e KPMSHCK-së.

Nga Komisioni për Administratë Publike e pranojnë që këto vendime rrallë herë gjejnë zbatim.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Administratës Publike, Kosova ka 18 mijë e 686 shërbyes civilë, 12 mijë e 199 janë shërbyes qendrorë dhe 6 mijë e 487 janë lokalë.


KPMSHCK-ja do sanksione me ligj për... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...