Demolli i FSK-së e quan historike vizitën e Mustafës në veri

4 Dhjetor 2016 - 13:23      

Ministri i FSK-së nga radhët e LDK-së, Haki Demolli është entuziazmuar me vizitën e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa në veri.

Lexoni edhe: Mustafa uron për urën, veriorët që ia penguan lëvizjen

Demolli këtë entuziazëm e ka shfaqur në profilin vet të Facebookut duek e quajtur këtë vizitë historike:

“Pata nderin që në cilësinë e Ministrit të FSK-së të shoqëroj Kryeministrin Isa Mustafa në vizitën në veri të vendit, ku përuruam urën që lidh dy komunat veriore të Republikës së Kosovës, Leposaviqin dhe Zveçanin.

E konsideroj historike këtë vizitë të Kryeministrit Isa Mustafa në veri të shtetit, pasi tregon vendosmërinë tonë që të arrijmë progres në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e komunikimit, avancimin e integrimit dhe fuqizimin e sovranitetit të Republikës.

Një falënderim i posaçëm për trupat e KFOR-it për ndërtimin e urës”, ka shkruar Haki Demolli lidhur me këtë vizitë, transmeton Koha.net.

Kryeministri Mustafa në veri ka shkuar me automjet të KFOR-it përmes rrugës alternative pasi rrugën kryesore e kishin zënën protestues serbë në veri. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...