AGK: Prokuroria e Shtetit kërcënoi mediet, veprim i papranueshëm

4 Dhjetor 2016 - 11:57      

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon ndaj kërcënimit që prokuroria e shtetit iu ka bërë medieve, sot kur po zhvillohet procesi zgjedhor në Drenas.

Paralajmërimi në formë kërcënimi nga ky institucion, thotë kumtesa nga AGK, paraqet shqetësim serioz për mediet dhe gazetarët. Kërcënimi se “do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale” është presion mbi mediet dhe qytetarët që të shprehen lirshëm, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.

Lexoni edhe: Prokurori i Shtetit në përcjellje të zgjedhjeve në komunën e Drenasit

AGK e konsideron të papranueshme këtë qasje të Prokurorisë së Shtetit, ndërkohë që i bëjmë thirrje këtij institucioni që të angazhohet më shumë në rritjen e bashkëpunimit me mediet si dhe krijimin e transparencës së nevojshme.

AGK-ja , përfundon kumtesa, mbështet në punën e tyre kolegët gazetarë të cilët janë duke mbuluar zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...