
4 Dhjetor 2016 - 11:34
"Kjo Qeveri ka arritur rezultate të mëdha, asnjë Qeveri e pasluftës nuk është ballafaquar me kundërshtime dhe sjellje të dhunshme. Kemi stabilizuar zhvillimin ekonomik, kemi ulur normën e papunësisë dhe varfërisë, kemi rritur pensionet për kontributdhënësit. Përgjegjësia jonë është të ndjekim rrugën e mirë, të bashkëpunojmë me qytetaret dhe miqtë tanë ndërkombëtar për ta drejtuar vendin. Kjo qeveri e koalicionit ka arritur rezultate të mëdha dhe asnjë qeveri e pasluftës nuk është ballafaquar me kaq pengesa dhe kundërshtime të dhunshme. Të gjithë atyre që kanë demonstruar dhunë u kemi treguar qartë se pushteti nuk ndryshohet me dhunë por me sjellje dhe votë demokratike”, ka thënë ai.
Në këtë forum, Mustafa ka vazhduar: Si pasojë e një kauze të rrejshme por atraktive për opozitën, kemi ngecur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi i cili nuk ndërlidhet vetëm me liberalizimin e vizave por është çështje e sovranitetit të vendit. Me keqardhje e them se argat të kësaj kauze janë bërë edhe disa deputetë të LDK-së edhe për kundër qëndrimit të qartë të forumeve LDK - ë, Kuvendit, Këshillit Qendror dhe Kryesisë së LDS-së.
Jam i bindur se ne do t" i ndihmojmë vendit tonë duke qenë bashkë dhe të realizohen idealet dhe ambiciet tona në interes të vendit dhe të LDK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...