Thaçi udhëtoi në Maltë

4 Dhjetor 2016 - 11:12      

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë shtetërore në Maltë, me ftesë të presidentes së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Gjatë qëndrimit të tij në Valletta, presidenti Thaçi do të pritet nga homologja, Marie Louise Coleiro Preca, me nderimet më të larta shtetërore.

Me të parën e Maltës, kreu i vendit do të bisedojë për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale.

Thaçi do të takohet edhe me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Maltës, Angelo Farrugia.

Ai gjithashtu do të pritet edhe nga përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe publike në Maltë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...