LSHB heq flamurin grek nga Kalaja e Himarës

4 Dhjetor 2016 - 09:05      

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, ashtu siç kishte paralajmëruar, sot më 4 dhjetor, në orët e hershme të mëngjesit hoqi flamurin grek në hyrje të Kalasë së vjetër të Himarës, që ishte vendosur para 24 orësh.

“Së bashku me shumë anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, nga gjitha trojet shqiptare kemi rrugëtuar për në Himarë që ta heqim flamurin shovinist grek nga Kalaja e vjetër e Himarës” deklaroi Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, transmeton Koha.net.

“Himara është Shqipëri dhe flamurigrek nuk ka pse të shfaqet në trojet tona, kur ta kemi parasysh gjenocidin grek ndaj shqiptarëve autokton në Çamëri. Greqia nuk është vetëm shtet fqinj, por është pushtues i 15 674 km2 territor shqiptar”, ka shtua Veliu në deklaratë .

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është lëvizje kombëtare e themeluar me 16 korrik të vitit 2016, që synon bashkimin fizik të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me kufijtë e saj natyror dhe legjitim sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912. Më 13 gusht të këtij viti, kryetari i saj, Tahir Veliu është shpallur person i padëshiruar nga Greqia. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...