Thaçi thotë se Kosova po vlerësohet nga bota si burim paqe e stabiliteti

3 Dhjetor 2016 - 23:40      

“Kosova është burim i paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin”, kështu ka filluar postimin e tij në Facebook, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai në Itali ka pranuar çmimin “Premio Bonifacio” nga Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana”, transmeton Koha.net.

“Kështu po na vlerëson edhe bota dhe dëshmi për këtë është edhe çmimi ‘Premio Bonifacio’, të cilin e pranova sot nga Akademia Papnore ‘Accademia Bonifaciana’ në Anagni të Italisë”, ka shkruar më tej Thaçi.

Populli i Kosovës, sipas Thaçit, do të jetë përherë mirënjohës për përkrahjen që ka marrë në kohë lufte dhe për ndërtimin e paqes në vend.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...