Foto: Koha

Qeverisja antisportive

4 Dhjetor 2016 - 08:01      

Në mëngjesin e ftohtë të së martës pak punëtorë ia kishin mësyrë stadiumit të qytetit në Prishtinë. Në stadiumin, që ka muaj që është shndërruar në vendpunishte, nuk është se shihen shumë makineri.

Pas javësh të tëra pune, po ashtu nuk shihet ndonjë ndryshim i madh në pamjen e njërit prej objekteve kryesore sportive në vend, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nuk kishte më tepër se dhjetë punëtorë të martën në stadium. Ata ishin të shoqëruar nga një inxhinier, në një nga lokalet e këtij objekti jo larg qendrës së Prishtinës. Paraditen e kaluan duke bërë pastrime në pjesë të ndryshme të stadiumit. Më pas u ushqyen dhe kështu i erdhi fundi një dite tjetër të punës.

Punëtorët dhe udhëheqësi i tyre janë të vetëdijshëm se puna që duhet ta kryejnë nuk do të përfundojë shpejt. Afati për përfundimin e renovimit është korriku i vitit tjetër. Por, projekti është “komplikuar” me shtesat që ka kërkuar UEFA të përfshihen... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...