“Qeverisja antisportive” [video]

3 Dhjetor 2016 - 23:01      

Qasja e Qeverisë së Kosovës ndaj sportit, si një qeverisje antisportive, vjen me një seri artikujsh si tema e javës këtë të diel me Koha Ditore.

Në këta artikuj, do të mund të lexoni për premtimet e fushatave për stadiume që rezultojnë me arnime dhe për infrastrukturën sportive, si infarkt-strukturë, transmeton Koha.net.

Se si shteti ka dështuar plotësisht për të ngritur një infrastrukturë sportive moderne, do të kuptoni nga një intervistë me Xhavit Kajtazin, trajner volejbolli dhe gazetar.

Më tutje, do të lexoni një reportazh për fshatin me fushë që ia kanë lakmi qytetet, dhe një tjetër për futbollin në terrenin e rrezikshëm për shëndetin e lojtarëve.

Nga bota, do të lexoni për ankthin dhe kundërthëniet në Kubën pas Fidelit, dhe për foshnjat malaziase që i hidhen në shitje për 1000 deri në 3000 dollarë.

Në faqet e kulturës, do të njiheni me artin e artistes së pikturave në gjethe, dhe me dokumentarin për besën shqiptare me mesazh paqeje për botën.

Për teatrin si medium social apo elitar, do të lexoni te 7 shkronjat e aktorit Xhevdet Doda, kurse te monumenti do të njiheni me tri xhamitë e para të Prizrenit.

Ndërsa ndjekësit e sportit, do të kenë rastin të lexojnë për dashurinë dhe zhgënjimin e Arben Zhjeqit me Prishtinën, dhe për historinë e aksidenteve ajrore të skuadrave sportive.

Këto, dhe artikuj të tjerë nga shkenca, teknologjia dhe moda, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të nesërm të Kohës Ditore.


“Qeverisja antisportive” by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...