Shoqëria civile e mobilizuar për zgjedhjet e nesërme në Drenas [video]

3 Dhjetor 2016 - 19:10      

Të dielën Drenasi do të nisë procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, raporton KTV.

Shoqëria civile, është mobilizuar për të monitoruar nga afër zgjedhjet në këtë komunë, dhe do të ketë mbi 90 monitorues, të vendosur në 72 vendvotime e disa të tjerë mobil, transmeton Koha.net.

Sipas Driton Selmanajt nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor, mbarëvajtja e fushatës zgjedhore ka qenë e pranueshme, por megjithatë kishte një defekt, që ajo kishte nisur para kohe.

Koalicioni i OJQ-ve pret që procesi të kalojë i qetë, duke rikujtuar praktikën e mirë nga viti 2013. Qytetarëve me të drejtë vote u është bërë thirrje që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, dhe partive, që të përmbahen nga gjuha nxitëse.

E premtimet që janë bërë deri tani nga kandidatët e subjekteve që janë në garë, sipas Albert Krasniqit, nuk do të mund të përmbushen. Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 52 mijë e 569 persona.

Ndërsa koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka 99 vëzhgues të akredituar, 4 ekipe lëvizëse në teren, 8 vullnetarë në qendrën e thirrjeve dhe staf mbështetës të cilët do të përkujdesen për vëzhgimin e procesit zgjedhor.


Shoqëria civile e mobilizuar për zgjedhjet e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...