3 Dhjetor 2016 - 19:02
Por, ndryshe nga shefi i tij, këshilltari i Mustafës, Faton Abdullahu, në “Interaktiv” nuk e mohoi vonesën prej 1 orë e 40 minutash duke e cilësuar atë si “një lloj vonese”, transmeton Koha.net.
Sipas Abdullahut, bllokimi i rrugës nga pjesëtarë të komunitetit serb në fshatin Rudarë të Zubin Potokut, nuk do t’i ndalë, për shtrirjen e demokracisë edhe në veri dhe shkuarjen atje përsëri, pa marrë parasysh rrugën që përshkojnë.
Në heshtje nuk ka kaluar as postimi tjetër i kryeministrit ku tha se “disa mediumeve tona u pëlqen më shumë një deklaratë fëmijësh e një politikani serb dhe ajo për ta është më e rëndësishme sesa prania jonë në ngjarje të tilla”.
Ndaj këtyre komenteve të Mustafës kanë reaguar kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj, dhe ai i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Deklarata kundërthënëse për vonesën e Mustafës... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...