3 Dhjetor 2016 - 17:47
Andrea Stefani ndërroi jetë sot në Romë.
Ai luftoi me një sëmundje të pashërueshme. Ikja e tij është edhe një humbje për median shqiptare.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli përmes një statusi në Facebook, ka shprehur hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të analistit Stefani.
“Një tjetër mik i mirë largohet nga jeta. Jam e pa fjalë për humbjen e parakohshme të Andreas. Lamtumirë djalë i mençur, penë e fortë, baba i devotshëm, djalë, vëlla e bashkëshort i mirë, qytetar i drejtë e i guximshëm! R.I.P. #AndreaStefani” tha Kodheli
Andrea Stefani i përket brezit të gazetarëve shqiptarë të viteve ’90-a. Ai filloi karrierën në vitin 1989 si gazetar i gazetës “Puna”, më pas vazhdoi si gazetar i lirë.
Në vitin 1993 ishte në ekipin e parë të Gazeta Shqiptare, pastaj në gazetën “Rilindja” të Kosovës që botohej në Tiranë. Prej vitit 1997 ai punoi në gazetat “Shekulli”, “Shqip”, “Dita” etj, duke qenë po ashtu një kontribuues i rëndësishëm në televizionet shqiptare.
I ndjeri Stefani për shumë vjet ka drejtuar emisionin hulumtues antikorrupsion “Hapur”, teksa është edhe autori i librit publicistik “Albanistan”
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...