Shqipëria e 13-ta në botë dhe e para në rajon në Indeksin e Tregtisë së Lirë

3 Dhjetor 2016 - 17:44      

Tiranë, 3 dhjetor - Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, informoi sot se studimi më i fundit i “Heritage Foundation”, e rendit Shqipërinë në vendin e 13-të në botë nga 186 ekonomi në indeksin e Tregtisë së lirë për vitin 2017.

Në një konferencë për shtyp, ministrja Ekonomi tha se, ky është një lajm tjetër, tepër pozitiv për Shqipërinë, që konfirmohet nga “Heritage Foundation”, transmeton ATSH. “Ky indeks është ndër më prestigjiozët në nivel ndërkombëtar dhe sipas këtij klasifikimi, Shqipëria arrin në vend të parë në rajon”-tha Ekonomi.

Sipas saj, ky raport publikohet çdo vit nga “Heritage Foundation” dhe këtë vit vendi ynë rezulton të jetë i përmirësuar me 20 pozicione në renditje. Ky është një tregues domethënës për vendet që aplikojnë barriera të ulta tregtare, që ndikon në zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen ekonomike.

Qasja kryesore e këtij indeksi bazohet në peshën që zënë tarifat doganore si dhe barrierat jo tarifore.

“Shqipëria po punon intensivisht për reduktimin e barrierave jo tarifore dhe thjeshtimin e procedurave doganore. Shqipëria si vend anëtar i CEFTA zbaton me përpikmëri protokollin për lehtësimin e tregtisë me këto vende, duke filluar nga: Transparenca e ligjeve, rregullat dhe procedurat e tregtisë; Shkëmbimin elektronik te dokumenteve që shoqërojnë mallrat; Njohjen automatike te dokumenteve dhe testeve laboratorike; Unifikimin e orareve në pikat e kufirit etj”-tha Ekonomi.

Këto vlerësime pozitive nga raportet ndërkombëtare gjatë këtij viti na forcojnë bindjen se reformat e marra janë në drejtimin e duhur, deklaroi Ekonomi, duke konfirmuar se Qeveria dhe ministria që ajo drejton janë të vendosur të vazhdojmë reformat e duhura për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe një treg gjithnjë e më shumë konkurrent.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...